Heroi që shpëtoi turistët/ Arben Alamani sakrifikoi veten për të shpëtuar të huajt

Ky është Arben Anamali, një kapiten anijeje, një qytetar I thjeshtë I Shkodrës, por mbi të gjitha, një njëri që vuri jetën e të tjerëve përpara të tijës.
Të martën, në ujërat e liqenit të Shkodrës, që e njihte më mirë se kushdo tjetër, Arbeni bëri aktin më të lartë të humanizmit. Pesë turistë të huaj u hodhën në ujë për t’u larë, teksa udhëtonin me anijen turistike të bashkisë.
Pa marrë miratimin e kapitenit, pesë izraelitët janë futur në ujë për t’u larë. Të lodhur nga era dhe dallgët, turistët kërkuan ndihmë.
Në tentativën për t’i shpëtuar të gjithë, kapiteni nuk shpëtoi dot veten.
Që prej së martës, kërkimet për trupin e 51-vjeçarit vijojnë. Forcat polumbare të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe punonjës të bashkisë vijojnë operacionin për gjetjen e trupit, por erërat e forta e vështirësojnë edhe punën e tyre.
Për ngjarjen e rëndë e mbi të gjitha për heroizmin e kapitenit, reagimet ishin të shumta. Kryetari I bashkisë, Benet Beci tha se kapiteni që sakrifikoi jetën për të shpëtuar të tjerët është sot simboli i gjithë Shkodrës.
Edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, reagoi, duke thënë se 51-vjeçari do të nderohet përjetë.
Arben Anamali është njeriu që bëri më shumë se sa kërkohej, në një moment kur nuk kishte kohë për të menduar, vetëm për të vepruar.
Kapiteni I guximit dhe I vlerave njerëzore na kujton se heroizmi jeton ende mes nesh.