E Hënë, 2 Nëntor 2026

Hetim për mbetjet, LZHK kërkon nga autoritetet të zbardhin ngjarjen

Partia “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” ka reaguar përmes një deklarate për shtyp në lidhje me lajmin për transportin e mbetjeve toksike nga Shqipëria drejt Tajlandës.

Bashkëkryetari i LZHK-së, Ekrem Spahia akuzoi qeverinë së është në dijeni të një skandal të tillë por heshtë. Ai  kërkon nga drejtësia nisjen e hetimeve

“ Prej disa ditësh, mediat ndërkombëtare kanë raportuar se janë bllokuar nga Tajlanda dhe Kina 816 ton me mbetje toksike të eksportuara nga Shqipëria. Duke marrë parasysh se ky nuk është një akt klandestinësh pa emër, por një vijimësi klandestine zyrtare e Shqipërisë,  që e kanë ekspozuar Shqipërinë si vendin ku mbetjet e rrezikshme industriale ngarkohen e shkarkohen në porte e aeroporte si të ishte tokë pa zot”.

Sipas tij, këtë situatë e bën më të rëndë fakti se institucionet shqiptare si: Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Mjedisit, Porti i Durrësit, Drejtoria e Doganave, Policia e Shtetit, etj, nuk shprehin asnjë reagim zyrtar për të qenë transparent se kujt i përkasin këto mbetje të rrezikshme dhe si janë nisur nga Shqipëri.

“Tregtia e mbetjeve toksike të paligjshme, veçanërisht në këto përmasa, është e pamundur të realizohet pa dijeninë apo korruptimin e institucioneve shtetërore përgjegjëse. Por edhe sikur të supozohet se shteti nuk kishte dijeni, atëherë përse ekziston shteti? Nga ana tjetër, nëse shteti është i përfshirë në këtë krim të organizuar – kjo është alarmante”.

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar iu bën thirrje organeve të drejtësisë, që menjëherë të fillojnë hetimet, për të vërtetuar se çfarë mbetjesh toksike kanë qarkulluar në Shqipëri, kush e organizon këtë tregëti të paligjshme dhe deri në ç’masë është i zhytur shteti në këtë aktivitet kriminal.

“Shqiptarët nuk mund të pranojnë importin e plehrave se është një shkatërrim për Shqipërinë”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›