Hetim për thirrjet antishqiptare/ Kumanovë, prokuroria kërkon pamjet për të identifikuar autorët

Prokuroria Themelore Publike e Kumanovës ka ndërmarrë disa veprime për hetimin e skandalit në ndeshjen e basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në Kumanovë të shtunën.
Zyra e Prokurorit të Kumanovës tha se ka nisur hetimin e rastit, duke përfshirë një urdhër për të siguruar pamjet e kamerave të mbikëqyrjes për të identifikuar autorët.
“Prokuroria Kryesore Publike e Kumanovës po vazhdon dhe ka lëshuar disa urdhra dhe udhëzime për Drejtorinë e Punëve të Brendshme të Kumanovës për të hetuar elementët e një vepre penale në thirrjet që përmbanin gjuhë urrejtjeje nga individë aktualisht të panjohur në ndeshjen e basketbollit midis ekipeve kombëtare të Maqedonisë dhe Rumanisë-njoftoi Prokuroria.
Në këtë ndeshje, nga tribunat në sallën e sporteve në Kumanovë u dëgjuan thirrje raciste ndaj shqiptarëve, ndërsa prezent në sallë ishte edhe një delegacion qeveritar i udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski.
Thirrjet kishin permbajtje urrejtje etnike si “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”, si dhe “Dhoma të gazit për shqiptarët”.
LSDM-ja e dënoi incidentin si një përpjekje për të krijuar tensione parazgjedhore midis qytetarëve, ndërsa BDI kërkoi dorëheqjet e zyrtarëve të VLEN-it.
VLEN u përgjigj se në të kaluarën ka pasur shumë tragjedi që kanë prekur shqiptarët, por, siç theksuan ata, në asnjë situatë nuk ka pasur dorëheqje të zyrtarëve të BDI-së.
Nga VMRO-DPMNE Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, tha se dënon thirrjet nacionaliste dhe ksenofobe kundër shqiptarëve duke u justifikua per mosreagimin e menjehershem. Sipas tij, edhe pse ishte i pranishëm në sallë, nuk i “vura re” tifozët që brohoritën këto thirrje, pasi tha se “fjalë për një grup të vogël njerëzish”.
Ai tha se thirrjet kundër shqiptarëve “do të jetë objekt hetimi dhe sanksionesh, pa marrë parasysh nga vjen”
Nga Kosova ka reaguar presidentja Vjosa Osmani duke i cilesuar fyerjet ndaj shqiptareve te paparanueshme dhe qe cenojne frymen e bashkejeteses dhe respektit te ndersjellte.
Ne RMV, debatet etnike duket se po marrin nje tjeter kthese ne prag te zgjedhjeve lokale te 7 shkurtit ku shqiptaret garojne per komua kryesore si ajo e tetoves apo Çairit.