E Diel, 1 Nëntor 2026

Hetime për ndërtim të jashtëligjshëm e shpërdorim detyre/ Sarandë, një person në arrest shtëpie, sekuestro hotelit

Dy ndërtime të paligjshme, një hotel dhe një objekt pranë tij u sekuestruan sot me kërkesë të prokurorisë së sarandës.

Hoteli në ksamil kishte 5 kate pa leje dhe objekti pranë objektit ishte ndërtuar pa lejen e organeve kompetente.

Ndërkohë, zyrtarisht prokuroria thotë se ka caktuar edhe masën e arrestit në shtëpi për Kujtim Peposhin, një zyrtar me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Prokuroria po vijon me kryerjen e veprimeve hetimore për identifikimin dhe individualizimin e përgjegjësisë për të gjithë shtetasit e përfshirë në këtë ngjarje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›