E Diel, 1 Nëntor 2026

Hetimet e SPAK/ Aksion edhe në Durrës, arrestohet shefi i Laboratorit Shkencor të Policisë dhe pronari i një biznesi

Hetimet e SPAK, që cuan në kontrollin e banesës për ish kreun e Policisë si edhe masën e sigurisë për drejtuesen e SHISH, janë shtrirë edhe në Durrës.

ABC News mëson se kontrolle janë ushtruar në zonën e Shkozetit në Durrës, ndërsa janë ekzekutuar edhe dy masa sigurie.

Fatjon Kalluci, shef në Laboratorin Shkencor të Policisë, është vënë në pranga në kuadër të operacionit të SPAK lidhur me hetimet për Ergys Agasin.

Gjithashtu është arrestuar edhe Embro Sulejmani, pronar i një biznesi në Durrës./abcnews.al

LEXO EDHE:
Hetime ndaj drejtueses së SHISH/ SPAK kërkon pezullimin e Vlora Hysenit dhe arrest shtëpiak

Kontroll në banesën e tij, ish kryepolici Ilir Proda del nga SPAK

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›