E Martë, 3 Nëntor 2026

Hetimet për kontrabandën e cigareve, SPAK kontrolle edhe në banesën e Ergys Agasit

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ushtruar kontrolle në banesën dhe biznese të biznesmenit Ergys Agasi.

Hetuesit e BKH, të mbështetur nga efektivë të Policisë së Shtetit, kanë ekzekutuar një vendim gjyqësor të lëshuar nga Gjykata e Posaçme për kontrollin e disa ambienteve në qytetin e Durrësit dhe Tiranës.

Burime pranë SPAK, konfirmuan për A2 CNN, ndërmarrjen e  kontrolleve për llogari të një hetimi të kësaj strukture.

Jozytarisht, mësohet se veprimi hetimor lidhet me një procedim penal mbi persona të dyshuar si të përfshirë në kontrabandën e cigareve.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar akte shkresore dhe pajisje elektronike, të konsideruara nga hetuesit me vlerë për hetimin.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›