E Diel, 1 Nëntor 2026

Hetimet për krime kibernetike, prokuroria e Francës bastis zyrat e platformës X të Musk: Është thirrur për të dëshmuar në 20 prill

Prokuroria e Parisit njoftoi se zyrat e platformës sociale X, në pronësi të Elon Musk, po bastisen sot si pjesë e një hetimi që nisi në janar 2025.

Bastisja po kryhet nga njësia për krime kibernetike e prokurorisë, ndërsa në hetim po merr pjesë edhe Europol. Autoritetet nuk dhanë detaje shtesë mbi arsyet e hetimit.

Ky aksion vjen ndërsa platforma X ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për çështje ligjore dhe përmbajtjeje online.

Pronari Elon Musk dhe ish-drejtoresha ekzekutive Linda Yaccarino janë thirrur për të dëshmuar më 20 prill, tha zyra e prokurorit në një njoftim për shtyp.

“Në këtë fazë, kryerja e këtij hetimi është pjesë e një qasjeje konstruktive, me qëllim që në fund të fundit të sigurohet që platforma X të jetë në përputhje me ligjin francez, për aq sa vepron brenda territorit kombëtar”./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›