Hetimi për financimin e Kuvendit të Rithemelimit, Indrit Hoxha thirret në SPAK

Sekretari për Diasporën në Partinë Demokratike, Indrit Hoxha është thirrur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Sipas informacioneve siguruar nga gazetarja Lusi Përgjegji bëhet me dije se Hoxha është thirrur nga SPAK për t’u pyetur për fraksionin/hetimin e financimit të Kuvendit të Rithemelimit si dhe mënyrën e pagesave për stadiumin Air Albania.
Hoxha do të pyetet nga prokurorë mbi financuesit e aktivitetit, se cilët kanë paguar për organizimin e tij dhe nëse shpenzimet kanë qenë të gjitha të deklaruara konform ligjit.
/rtsh.al/