E Hënë, 2 Nëntor 2026

Hetuesi i SPAK diplomohet në Akademinë e FBI/ Ambasada Amerikane: Arritjet e tij do forcojnë bashkëpunimin SHBA-Shqipëri

Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria po forcojnë bashkëpunimin në zbatimin e ligjit përmes trajnimeve të nivelit të lartë për oficerët shqiptarë. Hetuesi i SPAK/BKH, Eduart Kaloshi, është diplomuar këtë muaj në Akademinë Kombëtare të FBI-së, duke iu bashkuar rrjetit të ish-studentëve ndërkombëtarë të kësaj akademie prestigjioze. Sipas njoftimit të Ambasadës Amerikane, aftësitë e reja të fituara pritet të forcojnë më tej përpjekjet e SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe bashkëpunimin mes SHBA-së dhe institucioneve shqiptare.

“Çuarja përpara e bashkëpunimit në zbatimin e ligjit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë fillon me ofrimin e mundësive të trajnimeve të nivelit më të lartë për oficerët më të përkushtuar të Shqipërisë. Ne përgëzojmë hetuesin e SPAK/BKH, Eduart Kaloshi, për diplomimin e tij këtë muaj në Akademinë Kombëtare të FBI-së.

Eduarti i bashkohet grupit të shquar të ish-studentëve ndërkombëtarë të FBI-së, duke sjellë aftësi dhe ekspertizë të re e të vlefshme në përpjekjet e vendosura të SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Arritjet e tij do të forcojnë më tej bashkëpunimin e Shteteve të Bashkuara me SPAK dhe do të ndihmojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt dhe më të begatë për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.”, shkruan Ambasada Amerikane.  / abcnews.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›