E Diel, 1 Nëntor 2026

Himara në flakë, nis evakuimi i disa banorëve të rrezikuar nga zjarret

Ka nisur evakuimi i banorëve në Himarë, për shkak të përhapjes së zjarrit dhe pranisë së madhe të tymit në zonën e banuar.

Flakët kanë përfshirë një banesë, ndërsa situata vijon të paraqitet e rënduar.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për shuarjen dhe izolimin e zjarrit, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme.

Evakuimi po kryhet si masë sigurie për banorët, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e situatës./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›