E Diel, 1 Nëntor 2026

Himarë/ Kreu manovra të rrezikshme me Jet Ski, policia bllokon mjetin dhe gjobit drejtuesin

Një drejtues mjeti lundrues Jet Ski është ndëshkuar me 10 mijë lekë të rinj gjobë pasi kreu manovra të rrezikshme pranë perimetrit të sigurisë në Gjirin e Livadhit.

pas sinjalizimeve nga pushuesit për një mjet lundrues që po lëvizte në mënyrë të rrezikshme dhe po rrezikonte sigurinë e pushuesve, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare ndërhynë menjëherë.

Gjatë kontrollit u evidentua mjeti Jet Ski. Nga verifikimet rezultoi se drejtuesi nuk kishte në bord dokumentacionin e detyrueshëm për mjetin lundrues./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›