E Diel, 1 Nëntor 2026

Himni i Kosovës sot mbush 18 vjet

PRISHTINË, 11 qershor /ATSH/ Himni shtetëror i Kosovës sot mbush 18 vjet nga miratimi në Kuvendin 120 anëtarësh që kishte shpallur pavarësinë më 17 shkurt 2008.

Propozimi me shifrën “Europa” u miratua më 11 qershor 2008 në një seancë të veçantë si himn shtetëror me 72 vota pro, 15 kundër dhe 5 abstenime.

Kur u kompozua melodia nga autori Mendi Mengjiqi, himni ka pasur edhe vargjet e shkruara, por për shkak të kufizimeve nga pakoja e ish-presidentit Martti Ahtisaari, komisioni përzgjedhës ishte detyruar të heqë tekstin.

/KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›