E Diel, 1 Nëntor 2026

Historia e festimit te Vitit te Ri

Sipas deshmive ekzistuese materiale te zbuluara gjer me tani eshte vertetuar se festen e Vitit te Ri me 1 Janar se pari here ne menyre festive dhe rituale e kane kremtuar romaket e vjeter dhe per ta kjo feste ishte simbol i fillimit te jetes se re perplot shpresa te mira per te ardhmen. Kerte dite ata ia kushtuan Janos perendise se te mirave dyerve dhe fillimeve. Madje ka zera se romaket e lashte ia dedikuan daten 1 Janar jetes se Jul Cezarit i cili vdiq pak pepara janarit.
Por ka edhe hulumtues qe mendojne se kremtimin e festes se Vitit te Ri me se pari e kane aplikuar kinezet.
Gjermanet e vjeter besonin se druri i bredhit eshte mbrojtesi i natyres dhe ne vete posedon shpirtin e malit andaj luftetaret trima te asaj kohe ne mbremjen e nderrimit te mot moteve shkonin ne mal dhe me rituale te caktuara e bekonin dhe e lavderonin kete trung. Me vone shkuarja ne mal tek trungu i bredhit shnderrohet ne prurjen e saj ne dhomat e shtepive. Keshtu ne kohen e sotme nga kjo tradite e lashte ne kemi trasheguar ceremonine e bredhave te dekoruara neper shtepite tona si rit familjar i cdo shtepie kudo ne bote.

FESTA DHE KALENDARI LUNAR E HEumlNOR

Edhe pse popujt e kremtojne kete feste me besim ne nje fillim te ri dhe me te begatshem asaj nuk i gezohet te gjithe ne daten e njejte sepse disa popuj e aplikojne kalendarin Lunar llogaritja sipas rrotullimit te Henes kurse disa te tjeret ate Solar llogaritja sipas rrotullimit te Diellit.

Ne krahasim me kalendarin solar i cili eshte fiks dhe i pandryshueshem me 365 dite ata popuj qe kalendarin e tyre e percaktojne sipas ciklit Lunar te henes ardhjen e Vitit te Ri cdo vit nuk e kremtojne ne diten e njejte sepse sikur dihet ciklet e henes jane te ndryshueshme dhe momenti i nderrimit te mot moteve kremtohet me fillimin e henes se re gjegjesisht ne muajin shkurt te vitit tone kalendarik.

Vitin e Ri Lunar sot me teper si feste tradicionale popullore e festojne ne Kine Indi Japoni Vietnam si dhe ne disa shtete tjera te Lindjes dhe ate paralelisht se bashku me kremtimin e Vitit te Ri Solar te perllogaritur sipas kalendarit Gregorian. Per kinezet Viti i Ri Lunar eshte festa e pranveres.

Ne Japoni kjo feste kremtohet me tryeza te begatshme perplot me specialitete te ralla tradicionale e ne mesnaten e nderrimit te mot moteve jehojne 108 te rena te kambanave nga te gjitha tempujt budist ane e kend vendit. Simbolika e 108 nenkupton si verejtje dhe porosi per largimin e 108 mekateve te mundshme te njeriut ne jete.

Edhe tek populli cifut Vitin e Ri e kremton ne menyre madheshtore sepse ajo edhe me mesime religjioze konsiderohet si feste shpirterore me te cilen shenohet pervjetori i fillimit te krijimit te Botes. Tek keta data e kremtes eshte e ndryshueshme per shkak te aplikimit te kalendarit te kombinuar lunar - solar.

Edhe nje gje eshte karakteristike tek kremtimi hebre i Vitit te Ri ata ne castin e nderrimit te mot moteve kane vertete nje tryeze te pasur por ne dallim me popuj tjere ajo eshte e seruar vetem me gjera te embla pra tryeza e tyre e pasur eshte e begatshme vetem me embelsira.

Ne viset e ngrohta te gjysmesferes jugore te rruzullit tone Viti i Ri kremtohet ne stinen e veres pa bore dhe mrekullia dimerore me te cilat jemi mesuar ne ne viset veriore por kjo nuk e zvogelon madheshtine e pompozitetit te kremtimit te saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›