Historia e shëndetësisë në Mirditë, promovohet libri në nderim të figurave të mjekësisë

Historia e shëndetësisë në qytetin e Mirditës është libri i promovuar në Katedralen Katolike Shën Pali në Tiranë.
Ky libër vjen ne nderim të figurave të mjekësisë të cilët kanë lënë gjurmë të pashlyeshme me punën e përkushtuar e plot pasion.
Të pranishmit u përshëndetën nga Arqipeshkvi Metropolit, Imzot Arjan Dodaj, dhe Kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Melyshi, të cilët theksuan rëndësinë e veprës për ruajtjen e kujtesës historike dhe antropologjike të zonës.
“Do jetë një xhevahir në bibliotekat tona dhe gur i çmuar për brezat. E kanë të gatshëm një përpunim shumë të mirë të një baze historike të gjithë historisë së shëndetësisë në Mirditë”, deklaroi kryebashkiaku Dodaj.
Gjatë diskutimeve, mjekët Aleksandër Picaku, Mira Rakacolli, Martë Pjetri, Irena Kola dhe Gjokë Gjoka ndanë refleksionet e tyre mbi vlerat dokumentuese dhe përmbajtjen e librit.
Të pranishmit ndoqën një program artistik nga të rinjtë e ansamblit “Mirdita” dhe interpretimet e këngëtarëve të njohur Mrika Trumshi dhe Agim Picaku, të cilët i dhanë aktivitetit një atmosferë festive dhe të paharrueshme.
/RTSH/