E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Holanda propozon ligjin kundër varësisë nga rrjetet sociale, synohet ndalimi i scrolling pa fund dhe njoftimeve automatike

Një nismë e re ligjore në Holandë synon të ndalojë funksionet e rrjeteve sociale që nxisin varësinë, si lëvizja pa fund e përmbajtjes, scrolling, videot që nisin automatikisht, njoftimet e vazhdueshme dhe algoritmet manipuluese.

Propozimi u paraqit nga deputetja Barbara Kathmann, e cila kërkon që platformat digjitale të mbajnë përgjegjësi për ndikimin që kanë te përdoruesit, veçanërisht te fëmijët dhe të rinjtë. Sipas saj, këto mekanizma dëmtojnë përqendrimin dhe mund të ndikojnë në shëndetin mendor e fizik.

Projektligji parashikon që kompanitë teknologjike të provojnë se shërbimet e tyre nuk krijojnë varësi dhe nuk manipulojnë vëmendjen e përdoruesve. Nisma mbështetet edhe nga parlamentarë të disa vendeve evropiane, mes tyre Gjermania, Franca, Belgjika dhe Italia.

Ndërkohë, Komisioni Evropian pritet të paraqesë gjatë nëntorit një propozim për kufizimin e mekanizmave që nxisin varësinë nga platformat digjitale, në kuadër të Aktit për Drejtësinë Digjitale.

Lajme të Sugjeruara

Shpërthimi i fundit i Ebolës në Afrikë, regjistrohen mbi 5,400 viktima

Shpërthimi i fundit i Ebolës në Afrikë, regjistrohen mbi 5,400 viktima

Lindsay Clancy kthehet në gjykatë, kërkon të rrëzojë akuzat për vrasjen e fëmijëve të saj

Lindsay Clancy kthehet në gjykatë, kërkon të rrëzojë akuzat për vrasjen e fëmijëve të saj

Opozita izraelite mblidhet të martën për të tentuar formimin e shumicës pas zgjedhjeve

Opozita izraelite mblidhet të martën për të tentuar formimin e shumicës pas zgjedhjeve

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›