Homazhet për Ismail Hanieh, ritet do të kryhen në Teheran nga Ali Khamenei

Në Teheran po bëhen përgatitjet për funeralin e liderit të Hamasit, Ismail Hanieh dhe udhëheqësi suprem iranian Ali Hamenei do të kryeje ritet. Transmetuesi shtetëror në qendër të Teheranit, pranë universitetit, njofton agjencia e lajmeve AFP, të shumtë janë ata që kanë mbushur rrugët duke mbajtur në duar foto të Ismail Hanieh dhe flamuj palestinezë.
Ndërkohë, mediat izraelite njoftojnë se Irani ka mbyllur hapësirën ajrore, teksa analistë ushtarake raportuan se Teherani gjithashtu ka informuar kohët e fundit Katarin dhe Arabinë Saudite për qëllimin e tij, kryerjen e një sulmi kundër izraelit duke kërkuar nga Doha dhe Riadi që të mos lejojnë shtetin hebre apo shtetet e bashkuara të Amerikës të përdorin hapësirën e tyre ajrore.
New York Time, që citon tre zyrtarë iraniane, raportoi se udhëheqësi suprem Hamanei urdhëroi Iranin të godasë Izraelin drejtpërdrejt në përgjigje të vrasjes së liderit të Hamasit Ismail Hanieh.
Ndërsa bota është dëshmitare e përshkallëzimit të luftës e pas dy vrasjeve, të Ismail Hanieh dhe të numri dy të grupit ekstremit Fuad Sukar, ushtria e Tel Avivit vazhdon të kryeje bombardime të në zonat civile në rripin e Gazës .
Agjencia palestineze e lajmeve Wafa dhe transmetuesi arab Al Jazeera raportojnë se të paktën 11 persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosen nga sulmet izraelite që goditën kampet e refugjateve të Nuseirat dhe Maghazi.
/RTSH/