E Hënë, 2 Nëntor 2026

Hoxha i pakapshëm për mbrojtjen gjeorgjiane, dhuron spektakël në pjesën e parë! Ekzaltohen tifozët

Ka kaluar më shumë se gjysma e pjesës së parë e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë dhe rezultati mbetet i barabartë 0-0.

Ajo që vihet re është forma e jashtëzakonshme e majtoshit Arbër Hoxha, i cili po dhuron spektakël në fushë.

Triblimet dehëse të tij po e bëjnë të pakapshëm për mbrojtësit gjeorgjianë, të cilët të vetmen mënyrë për të mos e lënë të hyjë në zonë dhe të bëhet edhe më i rrezikshëm janë faullat.

Duhet theksuar se si Shqipëria ashtu edhe Gjerogjia po luajnë një ndeshje me ritëm por pa krijuar ende rast të pastër shënimi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›