E Premte, 6 Nëntor 2026

Hoxha në Rumani: Të rinjtë, rol kyç në ndërtimin e Evropës të së nesërmes - ATSH -

TIRANË, 6 nëntor/ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi një bashkëbisedim me studentët e Kolegjit Franko-Rumun të Studimeve Evropiane, gjatë vizitës së tij në Rumani.

Në bashkëbisedim, Hoxha diskutoi mbi integrimin evropian të Shqipërisë, sfidat e dezinformimit dhe transformimet teknologjike që po ndikojnë të ardhmen e kontinentit.

Në qendër të dialogut ishte edhe roli i të rinjve në ndërtimin e një Evrope që vijon të ndryshojë dhe të bashkohet.

Gjatë takimit, Hoxha përcolli mesazhin se e ardhmja e Evropës varet edhe nga zgjedhjet dhe angazhimi i brezit të ri, duke nënvizuar rëndësinë e kontributit të tyre në procesin e ribashkimit të kontinentit.

“Evropa e së nesërmes do të jetë ajo që ata vetë do të zgjedhin të ndërtojnë”, ishte mesazhi i ministrit Hoxha për studentët.

/gj.m/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›