E Diel, 1 Nëntor 2026

Humb jetën një person në Dubai, u godit nga fragmentet e raketave

Një person ka humbur jetën në Dubai pasi fragmente raketash goditën zonën e njohur të marinës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa rrokaqiej. Viktima, shofer taksie, ishte me origjinë aziatike.

Mbetjet raketore ranë pasi një raketë e nisur nga Irani u neutralizua nga mbrojtja ajrore e Emirateve të Bashkuara Arabe, por disa pjesë të raketës përfunduan mbi automjetin e viktimës, duke shkaktuar vdekjen e tij.

Po ashtu, fragmentet nga raketa shkaktuan dëme të vogla në fasadën e një kulle në Dubai Marina, një zonë me shumë rrokaqiejt luksoz.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›