E Hënë, 2 Nëntor 2026

Humb jetën tragjikisht 56-vjeçari, u godit nga guri fresibël teksa riparonte makinën

Një 56-vjeçar humbi jetën tragjikisht mëngjesin e kësaj të shtune në Tiranë.

Ngjarja ndodhi  rreth orës 7 të mëngjesit kur ai po riparonte tamburet e makinës në rrugën “Siri Kodra”.  56-vjeçari po përdorte një gur fresibël për riparimin e mjetit. Por gjatë procesit të punës, ai është prerë në kokë me mjetin prerës dhe ka marrë dëmtime të shumta.

Si pasojë e plagëve të rënda në pjesën e kokës, 56-vjeçari ndërroi jetë menjëherë.

Pasi u njoftua, policia mbërriti në rrugën Siri Kodra për të zbardhur dinamikën e ngjarjes aksidentale që i mori jetën 56 vjeçarit. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›