E Hënë, 2 Nëntor 2026

Humbën jetën xhaxha e nip! Aksident tragjik në Vaun e Dejës, arrestohet shoferi 21 vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Mjedë, në Vaun e Dejës, ku një i ri 21-vjeçar, Glindis Bujari ka shkaktuar një aksident fatal që çoi në vdekjen e dy shtetasve, Ndue dhe Ndrekë Prenga.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, kur shoferi ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga, duke përplasur dy këmbësorët që ishin në atë zonë.

Për këtë ngjarje, është arrestuar 21-vjeçari, i cili është akuzuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›