E Diel, 1 Nëntor 2026

Humbi jetën në shkollë nga arresti kardiak/ Shokët e klasës nderojnë kujtimin e 17-vjeçarit: Jeton përgjithmonë me ne

Nxënës të gjimnazit “Gjergj Kastrioti” në Durrës kanë nderuar kujtimin e shokut të tyre 17-vjeçar, Florian Saraçi, i cili humbi jetën papritur gjatë orës së edukimit fizik si pasojë e një arresti kardiak.

Me qirinj të ndezur dhe fjalë të ndjera ata kujtuan energjinë e tij, duke shprehur dhimbjen dhe mbështetjen për familjen.

Shokët e shoqet e klasës dhe të shkollës kanë vijuar edhe gjatë këtyre ditëve të nderojnë kujtimin e tij, duke mbajtur veshur bluza në të cilat është stampuar foto e tij.

Po ashtu, ata kanë ndezur qirinj në klasë e palestër, kanë vendosur lule në bankën e tij, si dhe drejtuar mesazhe drejt qiellit në kujtim të Florit, që la pas një boshllëk të madh jo vetëm tek familjarët.

Ngjarja tragjike ndodhi më 3 prill teksa 17-vjeçari Florian Saraçi ishte në orën e edukimit fizik, ku pësoi edhe atakun kardiak.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›