E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Humbi kontaktet me familjen, gjendet i mbytur në kanal 65 vjeçari në Divjakë

Sot rreth orës 18:00, në fshatin Goricaj, në një kanal vaditës, është gjetur i mbytur shtetasi 65 vjeçar, banues në Goricaj, i cili ka humbur kontaktet me familjarët ditën e djeshme.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. / abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›