E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Hungaria zgjedh prokurorin e ri të përgjithshëm pas rënies së Orban, Peter Fejes merr mandatin 9-vjeçar

Parlamenti hungarez ka zgjedhur Peter Fejes, si prokurorin e ri të përgjithshëm të vendit, në një kohë kur po intensifikohen hetimet për korrupsionin e dyshuar gjatë qeverisjes së Viktor Orbán.

Ai u konfirmua me 139 vota pro dhe gjashtë kundër, duke marrë një mandat nëntëvjeçar.

Zgjedhja e tij është pjesë e nismës së kryeministrit të ri, Péter Magyar, për të hetuar ish-zyrtarët dhe aleatët e qeverisë së mëparshme. Partia Fidesz e Orbán dhe aleati i saj KDNP bojkotuan votimin.

Pas betimit të Fejes, Magyar reagoi në Facebook me një mesazh të drejtpërdrejtë: “Në emër të të gjithë hungarezëve, ju uroj çdo sukses në punën tuaj. Dridhuni, hajdutë e kriminelë”.

Ndërkohë, prokurori i ri premtoi se puna e institucionit do të mbështetet te “profesionalizmi, shpejtësia dhe pavarësia nga politika”, duke shprehur gatishmërinë për të rihapur dosje të klasifikuara.

Aktualisht, tre ish-ministra ndodhen në paraburgim, ndërsa vijojnë hetimet për çështjen e ashtuquajtur “karvani i artë” ukrainas, ku u sekuestruan miliona dollarë, euro dhe shufra ari. Prokurori përgjegjës për këtë çështje kishte deklaruar se provat tregonin për përfshirje të drejtpërdrejtë të Viktor Orbán, pretendim që mbetet pjesë e hetimeve.

Lajme të Sugjeruara

OKB: Gratë mbajnë më pak se një të tretën e roleve drejtuese

OKB: Gratë mbajnë më pak se një të tretën e roleve drejtuese

Destinacion kishte Izraelin, kërcënim me bombë në një anije turistike në portin grek! Autoritetet nisin hetimet

Destinacion kishte Izraelin, kërcënim me bombë në një anije turistike në portin grek! Autoritetet nisin hetimet

Spanja do të reduktojë trenat Madrid-Sevilje, do të instalohet një sistem evropian menaxhimi

Spanja do të reduktojë trenat Madrid-Sevilje, do të instalohet një sistem evropian menaxhimi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›