E Diel, 1 Nëntor 2026

Hyn në fuqi pakti evropian për azilin. Mbron kufijtë e jashtëm të BE-së, rregulla më të forta ndaj azilkërkuesve

12 qershori shënon hyrjen plotësisht në fuqi të Paktit të i ri Evropian për Migracionin dhe Azilin, duke sjellë ndryshime të rëndësishme në mënyrën se si Bashkimi Evropian do të menaxhojë mbërritjet e emigrantëve dhe refugjatëve.

Reforma synon të forcojë procedurat në kufijtë e jashtëm të BE-së, me qëllim frenimin e lëvizjes së azilkërkuesve nga një shtet anëtar në tjetrin. Një nga elementët më të rëndësishëm të paktit është kontrolli paraprak i detyrueshëm në kufij për të gjithë emigrantët dhe refugjatët që hyjnë në mënyrë të parregullt përpara se të konsiderohen zyrtarisht të regjistruar në territorin evropian.

Një tjetër ndryshim lidhet me procedurat e azilit, ku sipas rregullave të reja do të merren vendime më të shpejta mbi kërkesat për azil. Veçanërisht personat me pak gjasa për të përfituar mbrojtje ndërkombëtare do t’i nënshtrohen një procedure të përshpejtuar, e cila nuk mund të zgjasë më shumë se 12 javë.

Gjatë kësaj periudhe, azilkërkuesit mund të detyrohen të qëndrojnë në qendra të posaçme pritjeje, të ngritura kryesisht nga vendet e BE-së që ndodhen në kufijtë e jashtëm të bllokut. Në të njëjtën kohë, reforma parashikon që vendet e BE-së të mos përballen të vetme me flukset e mëdha të refugjatëve. Për këtë është krijuar një mekanizëm solidariteti që synon ndarjen e barrës mes shteteve anëtare.

Pakti konsiderohet si një nga ndryshimet më të rëndësishme të politikës së migracionit në Bashkimin Evropian gjatë viteve të fundit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›