E Diel, 1 Nëntor 2026

Hyri me forcë në banesë dhe tentoi të rrëmbejë 18-vjeçaren, arrestohet autori në Elbasan

Një 38-vjeçar nga Gramshi është vënë në pranga pasi ka tentuar që të marrë me forcë një 18-vjeçare.

Policia njofton se është arrestuar shtetasi E.K. ky i fundit është futur pa dëshirë në banesë, e ka goditur me shpullë dhe ka tentuar ta marrë me force 18-vjeçaren.

Nga verifikimet e kryera menjëherë pas kallëzimit, rezultoi se shtetasi E. K. është dhe me precedent penal në fushën e vjedhjes.

Në drejtimin e Prokurorisë po punohet për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të këtij rasti./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›