E Diel, 1 Nëntor 2026

Hyri me forcë në banesën e 31-vjeçares dhe e dhunoi, arrestohet autori

Një 31-vjeçar nga Fieri me inicialet J.V., ka përfunduar në pranga, pasi hyri me forcë në banesën e një 31-vjeçareje dhe e ka dhunuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin J. V., 31 vjeç, banues në fshatin Dërmenas, Fier, pasi dyshohet se ka hyrë me forcë në banesën e një 31-vjeçareje dhe për motive të dobëta ka ushtruar dhunë ndaj saj”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›