E Martë, 3 Nëntor 2026

“I bëri qokë Finlandës me 9 të arrestuar”, Manjani: SPAK është bërë si OKB, po kap shqiptarë që s’i kanë bërë asnjë dëm shtetit tonë

Ylli Manjani ka reaguar pas aksionit të SPAK më autoritetet e Finlandës, për arrestimin e disa shqiptarëve.

“Qokat ndërkombëtare kundër shqiptarëve..

SPAK është bërë si OKB.

Arreston shqiptarë për hesap të gjithë botës.

Sot i bëhet qokë Finlandës, me 9 shqiptarë të arrestuar, që siç thonë dhe vetë prokurorët, nuk i kanë bërë asnjë dëm shtetit shqiptar. Kanë çuar drogë nga Spanja në Finlandë. Territorin e Shqipërisë nuk e kanë cënuar d.m.th…

Hajt më, edhe një fletë lavdërimi nga Finlanda i duhet SPAK-ut… Se ç’a i duhet nuk e di, po e gëzoftë!

Ndërkohë kjo politika penale që ja fusim shtetasve tanë për hesap të dynjasë, vetëm këtu tek ne lulëzon.

Ne sikur kemi prokurorë me mandat OKB-je dhe jo zyrtarë të emëruar për të luftuar krimin këtu në territor?!

Ashtu si politikanët edhe  prokurorët vdesin ta kenë mirë me të huajt dhe, i bien shqiptarëve si n’top t’karadakut!

Dhe thonë pastaj pse na del nami se jemi popull mafioz”, shkruan Manjani.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›