E Hënë, 2 Nëntor 2026

“I bien fyellit në një vrimë”, Rama: E lidhin forcën e PS me krimin, ata që vranë njerëz në Bulevard! Fuqia e socialistëve vjen nga nënat dhe gratë

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS, gjatë prezantimit të kandidateve socialiste në të 12 Qarqet e Shqipërisë, iu është përgjigjur sërish akuzave që e lidhin votën e PS me forcën e krimit.

Rama tha se është e turpshme që këtë gjë e pretendojnë ata që kanë vrarë njerëz në Bulevard me pushkët e shtetit, si dhe ata që nxjerrin mllëf nga goja nga mëngjesi deri në darkë.

Arsyeja e vërtetë se përse PS është e pathyeshme sipas Ramës janë gratë dhe vajzat.

“Do ju them të gjithë këtyre që i bien fyellit në të njëjtën vrimë se me demek kjo parti ka patur problematikë si e gjithë shqoqëria, se ka mbështetjen e krimit prandaj është e pathyeshme, dhe këtë e thonë ata që vranë në Bulevard, dhe pastaj ata që turren nëpër ato moçalet e kënetës mediatike, që nuk ka asgjë më larg të së vërtetës nga kjo. Askush asnjëherë më parë nuk e ka luftuar korrupsionin dhe krimin siç e luftojmë ne. Ata le t’i biejnë atij fyelli. Arsyeja pse jemi të pathyeshëm jeni dhe bëheni gjithnjë ju, gratë dhe vajzat e armatës kombëtare. Ju keni 71 përfaqësuese në armatën tonë kombëtare”, tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›