E Diel, 1 Nëntor 2026

I dehur në timon, 38-vjeçari në Korçë përplas dy makina të parkuara, lëndohet një pasagjer

Policia e Korçës ka arrestuar një 38-vjeçar, i cili u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Sipas policisë, i riu është përfshirë në një aksident, ku ka përplasur dy makina të parkuara.

Nga kjo përplasje, u lëndua një pasagjer, i cili ndodhej në një nga mjetet e parkuara.

“Arrestuan në flagrancë shtetasin O. Z., 38 vjeç, banues në fshatin Neviçisht, Korçë, pasi në lagjen nr. 14, Korçë, duke drejtuar automjetin e tij është përfshirë në një aksident rrugor ku ka përplasur dy automjete të tjera, të parkuara. Si pasojë e përplasjes u dëmtua shtetasi Ll. Ç., 45 vjeç, banues në Korçë, pasagjer në njërin prej automjeteve të parkuara, i cili po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën. Pas verifikimeve të kryera, rezultoi se shtetasi O. Z., drejtonte automjetin në gjendje të dehur”, njofton policia.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›