E Martë, 3 Nëntor 2026

I dënuar në Itali si anëtar i një organizate kriminale, arrestohet në Lezhë për qëllim ekstradimi 28-vjeçari

Një 28-vjeçar i akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike është arrestuar në Lezhë.

Gjatë operacionit të koduar “Operacionalja 15”, policia vuri në pranga shtetasin A. Ll., 28 vjeç, i lindur në Pukë.

Sipas njoftimit të policisë, në vitin 2023, Gjykata e Bolonjës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

Gjatë muajit nëntor të vitit 2022, ky shtetas ishte pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikimin e dogave  të forta si kokainë e heroinë, nga Belgjika në Itali.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Itali.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›