E Hënë, 2 Nëntor 2026

I dënuar nga Italia me 8 vjet burgim, arrestohet në Vlorë 40-vjeçari

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale ka arrestuar një 40-vjeçar të shpallur në kërkim nga drejtësia italiane.

Në kudarë të operacionit “Operacionalja 35” u vu në pranga shtetasi i Arjan Rrokaj, 40 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Breshias, Itali, e ka dënuar me 8 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›