E Diel, 1 Nëntor 2026

I dënuar nga Italia për plagosje, kundërshtim të policisë dhe vjedhje/ Pranga 32-vjeçarit në Tiranë, pritet ekstradimi (EMRI)

Një 32-vjeçar është arrestuar në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”.

Bledar Barsan është dënuar nga Gjykata e Ankonës me 8 vjet, 11 muaj e 10 ditë burgim, për plagosje, kundërshtim të punonjësit të Policisë dhe vjedhje, sipas parashikimeve të ligjit penal të Italisë.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›