E Hënë, 2 Nëntor 2026

I dënuar për trafik emigrantësh, kapet në Fier 38-vjeçari

Vijojnë kontrollet dhe puna intensive e Policisë për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me Policinë e Tiranës dhe të Korçës, kanë arrestuar një 38-vjeçar të shpallur në kërkim për veprimtari kriminale të transportimit të emigrantëve të paligjshëm.

38-vjeçari ishte i dënuar nga Gjykata e Apelit Tiranë, në vitin 2023, me 4 vjet burgim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Ky shtetas ishte arrestuar më herët nga Policia e Korçës, në vitin 2021, për të njëjtën veprimtari kriminale.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, si rezultat i punës operative dhe koordinimit të informacioneve me policitë e Tiranës dhe Korçës, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim, P. L., 38 vjeç.

Në vitin 2023, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Për të njëjtën veprimtari kriminale, ai është arrestuar nga Policia e Korçës, në vitin 2021.

Veprimet procedurale të mëtejshme me këtë shtetas do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›