E Martë, 3 Nëntor 2026

I dënuar për vrasje dhe fshehje kufome, Ervis Çela arrestohet në Qeparo

Një 41-vjeçar nga Peqini, shtetasi Ervis Çela, ka rënë në prangat e Policisë në Qeparo, pasi ishte dënuar me 21 vite burg në Itali për veprat penale: “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, mbetur në tentativë, “Kanosja për të mos kallëzuar”, “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Arrestimi i tij erdhi pasi Gjykata e Elbasanit ka njohur dënimin e Gjykatës së Italisë dhe e ka dënuar këtë shtetas me 21 vjet burg, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit, 11 muaj dhe 16 ditë heqje lirie.

Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan-I dënuar për krime kundër jetës dhe personit, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari.

41-vjeçari u kap në Qeparo, Himarë, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Strukturat për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Elbasan ekzekutuan urdhrin e Prokurorit për ndalimin e shtetasit Ervis Çela, 41 vjeç, banues në Peqin, pasi Gjykata e Elbasanit ka njohur dënimin e Gjykatës së Italisë dhe e ka dënuar këtë shtetas me 21 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit, 11 muaj dhe 16 ditë burgim, për veprat penale: “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, mbetur në tentativë, “Kanosja për të mos kallëzuar”, “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›