I derdhi në fytyrë kafe të nxehtë foshnjes, lëshohet urdhër arrest ndërkombëtar për 33-vjeçarin

Policia australiane njoftoi se ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për një burrë që akuzohet se ka plagosur rëndë një foshnjë duke i hedhur kafe të nxehtë në një park.
I dyshuari 33-vjeçar u largua nga vendi disa ditë pas sulmit, tha Paul Dalton nga policia e shtetit të Queensland në verilindje të Australisë.
“Ishte krimi më frikacak që kam parë në karrierën policore prej dekadash”, tha ai.
Djali nëntë muajsh ishte në një piknik familjar në fund të gushtit në një park në Brisbane, qyteti i tretë më i madh i Australisë, kur burrii derdhi kafe të nxehtë në fytyrë dhe në trup.
Foshnja “pësoi djegie të rënda” dhe iu nënshtrua operacioneve të shumta./vizionplus.tv