E Hënë, 2 Nëntor 2026

I ftuari i parë në Quo Vadis për 2025, Erion Braçe tregon sesa supersticioz është dhe domethënien e aksesorëve të tij

Deputeti socialist Erion Braçe ka qenë i ftuari i parë për këtë vit në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

Si i ftuari i parë i vitit, Braçe nuk mund t’i shpëtonte pyetjes nëse është fatsjellës apo jo?

Kësaj pyetje pikante Braçe ju përgjigj po me batutë duke thënë se ai shkon shpesh në dasma, por nuk është supersticioz.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Duke qenë i pari që se do jesh i pari për këtë vit, për këtë sezon në Quo Vadis, je i mbarë? Të konsiderojnë të mbarë?

Braçe: Nuk e di unë. Di që shkoj nëpër dasma në zonën time elektorale, uroj shokët dhe miqtë e mi.

Borakaj: Je supersticioz?

Braçe: Jo, përgjithësisht jo, në atë që unë besoj. Të qenit supersticioz nuk ka lidhje me besimin.

Borakaj: Më kanë kuriozuar gjithmonë aksesorët që ju mbani, i ndërroni shpesh. Deri apra 1 muaji kishit një unazë tjetër.

Braçe: Po është një unazë me gur të zi. Njëri në një emision më tha që e kam marrë te ajo shtëpia ku shkojnë atje në Korçë dhe hedhin fall te ajo fallxhorja.

Borakaj: I zgjedh vetë?

Braçe: Po zakonisht i zgjedh vetë, pjesën tjetër am zgjedh gjysma tjetër. Unë jam një njeri që shfaqem, në momentin që shfaqem të gjithë e dinë se çfarë dua, dhe është shumë e thjeshtë që të marrësh një gjë për mua.

Borakaj: Çfarë kërkon nga një aksesor?

Braçe: Energjinë e mirë.

Borakaj: Po aksesorët që ke vendosur sot?

Braçe: Këto janë bakër.

Borakaj: Pse bakër?

Braçe: Se më kanë thënë që bakri ka lidhje të drejtpërdrejtë me energjinë, dhe ka lidhje dhe me shëndetin, kurse guri është një gur i zakonshëm lumi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›