E Hënë, 2 Nëntor 2026

I jep fund jetës 35-vjeçari në burgun e Reçit

Sandër Deda, 35 vjeç, i burgosur në burgun e Reçit, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Deda, sapo është vënë re nga punonjësit e burgut, është transportuar për në spitalin e Shkodrës, por ka ndërruar jetë në urgjencë.

Sipas ekipit mjekësor të burgut, 35-vjeçari është trajtuar si pacient me probleme të çrregullimit mendor.

“Në datën 27.01.2025, rreth orës 09:50, në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Shkodër, shtetasi Sandër Dedaj, lindur dhe banues në Laç (Kurbin), i arrestuar më 27.12.2023 për akuzën e plagosjes së rëndë me dashje, u gjet i vetëvarur në dhomën e tij nga punonjësi i shërbimit.

Menjëherë pas konstatimit, iu dha ndihma e parë mjekësore nga nd/mjeku i institucionit dhe më pas u transportua me urgjencë në spitalin e Koplikut, ku mori trajtim mjekësor të mëtejshëm. Prej andej, u transferua në Spitalin Rajonal Shkodër me shenja jete për kujdes të specializuar. Pavarësisht përpjekjeve intensive të ekipit mjekësor në Sallën e Reanimacionit, rreth orës 10:53, mjekët specialistë konfirmuan vdekjen e tij (exitus letalis). Autoritetet përkatëse, përfshirë SHKBSB, Prokurorinë dhe familjarët e të ndjerit, janë njoftuar menjëherë dhe ngjarja është nën hetim për të sqaruar të gjitha rrethanat”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Burgjeve./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›