E Hënë, 2 Nëntor 2026

I kapur me drogë dhe 38 mijë euro cash në banesë, dënohet me burg shqiptari në Itali

Një 23-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane këtë të martë. I riu akuzohet për trafik të lëndëve narkotike dhe pastrim parash.

Sipas mediave të huaja, pas një kontrolli në rrugë teksa udhëtonte me makinë dhe më pas në banesë, 23-vjeçarit iu gjet mbi gjysmë kilogrami kokainë e pastër dhe 38 mijë euro cash të pajustifikuara, që dyshohet se janë produkt i aktivitetit të paligjshëm.

I nënshtruar një kontrolli në rrugë, shqiptari la të kuptuar se fshihte diçka. Për më tepër, nervozizmi i tij bëri që policët të kryenin një kontroll në makinë dhe më pas një kontroll shtëpie.

Te riut iu dha masa “arrest me burg”. Ai u mbyll në burgun Capanne, në pritje të procedurave të mëtejshme hetimore. /vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›