E Hënë, 2 Nëntor 2026

I kërkuar nga autoritetet spanjolle për vjedhje me armë, arrestohet në Lezhë 45-vjeçari me qëllim ekstradimin

Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle është arrestuar në Lezhë, në kuadër të një operacioni policor të koduar “Aksi”.

Në pranga ka rënë 45-vjeçari A. I., i cili akuzohet se është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal në Spanjë, i përfshirë në vjedhje me armë. Ai u kap teksa lëvizte me automjet në rrethrrotullimin e Shëngjinit dhe u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Spanjës.

Nga verifikimet e kryera nga Policia, rezultoi se 45-vjeçari drejtonte një automjet tip “Benz” me leje drejtimi të dyshuar të falsifikuar.

Sipas autoriteteve, në vitin 2025, gjykata spanjolle i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në kuadër të një grupi kriminal.

Si prova materiale u sekuestruan automjeti tip “Benz” dhe dokumenti i dyshuar i falsifikuar.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me autoritetet spanjolle për përfundimin e procedurave të ekstradimit të shtetasit A. I.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›