E Hënë, 2 Nëntor 2026

I maskuar me kapuç, momenti kur një person i vendos flakën makinës në Vlorë dhe largohet me vrap

Ky është momenti kur një person i maskuar i vendos flakën një automjeti në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:45 minuta në lagjen “Pavarësia”.

Si pasojë dy makina, një automjet tip “Benz” dhe një automjet tip “Opel”, u shkrumbuan nga flakët.

Zjarri fillimisht i është vendosur automjetit tip “Benz” ndërsa mjeti tjetër është përfshirë nga flakët pasi ka qenë i parkuar pranë tij.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, ndërsa kanë nisur hetimet. Janë sekuestruar pajmet nga kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e autorit./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›