I moshuari terrorizon pallatin në Korçë, qëllon në ajër me kallashnikov. Arrestohet nga RENEA

Pas një rrethimi që zgjati 3 orë forcat RENEA ia kanë dalë të neutralizojnë 71-vjeçarin Edmond Naska, i cili alaroi banorët e lagjes 15 në Korçë duke qëlluar me armë zjarri 3 herë në ajër.
Policia lokale evakuoi të gjithë banorët e pallatit ku banonte në katin e parë 71-vjeçari Naska dhe më pas forcat RENEA për më shumë se një orë e 30 minuta negociuan me të moshuarin për t’u dorëzuar.
Autori doli në dritaren e ballkonit duke komunikuar me drejtuesin e operacionit pas thirrjeve të bëra nga këta të fundit.
Gjatë kohës që i moshuari komunikonte me drejtuesin e RENEA-s efektivët e tjerë hynë me forcë nga dera e apartamentit, ku banonte i vetëm i moshuari, për ta vënë në pranga.
Gjatë kontrollit në banesë është gjetur arma e zjarrit kallashnikov, me krehër me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.


/vizionplus.tv