E Enjte, 5 Nëntor 2026

I pagoi 120 mjë euro Dumanit për t’i vrarë ish-gruan, Apeli lë në burg avokatin Alban Bengasi

Apeli i Posaçëm la në qeli avokatin Alban Bengasi, i cili ofroi 120 mijë euro për të dhunuar dhe vrarë ish- bashkëshorten e tij.

Ai kishte bërë kërkesë për lirimin nga qelia, por gjykata e rrëzoi këtë kërkesë.

Bengasi doli në skenë pas rrëfimit të ë penduarit të drejtesise Nuredin Dumanit, i cili ishte personi që do kryente krimin, por diçka të tillë nga bashkëpunëtori i drejtësisë nuk u pranua.

Vetë Bengasi i ka mohuar deklaratat e Nuredin Dumanit.

Alban Bengasi ishte në kërkim që nga maji i vitit 2022 dhe ishte strehuar në Dubai, por sapo mbërriti në Rinas u prangos për dhunë në familje dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›