E Martë, 3 Nëntor 2026

I pandehur për ‘Partizanin’, Jamarbër Malltezi, tjetër kërkesë për lirim nga arresti në shtëpi

Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka dorëzuar një tjetër kërkesë në Gjykatën e Posaçme për lirim nga izolimi shtëpiak.

Malltezi, i pandehur në dosjen “Partizani”, i kërkon gjykatës të shfuqizojë masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, masë në të cilën qëndron prej nëntorit 2023.

Kërkesa e tij do të shqyrtohet këtë të enjte në orën 11:00, nga një trupë e kryesuar nga gjyqtarja Elsa Ulliri.

Më herët, kërkesa e Malltezit për liri është refuzuar më shumë se një herë nga të tre shkallët e gjyqësorit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›