E Enjte, 5 Nëntor 2026

I pandehur për “shpërdorim detyre”, paraqitet në SPAK kryebashkiaku i Devollit

Kryetari i bashkisë së Devollit Eduard Duro është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme. Mësohet se Duro është paraqitur në shoqërinë e avokatit të tij mbrojtës.

Duro u mor i pandehur një javë më parë për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Komunikimi i akuzës iu bë pasi kryetari i bashkisë dyshohet se licensoi një biznes karburante që ishte një ndërtim pa leje.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›