E Enjte, 5 Nëntor 2026

I riu pasi vodhi dje kompaninë telefonike tek “Myslym Shyri”, tenton të grabisë sot filialin në Kombinat

Një tentativë grabitje është shënuar në zonën e Kombinatit në Tiranë mbrëmjen e sotme.

Paraprakisht mësohet se është tentuar të vidhet një kompani telefonike. Një ditë më parë, i njëjti autor grabiti kompaninë telefonike në zonën e Mylym Shyrit, ku nën kërcënimin e armës, i veshur me një bluzë të kuqe e me kapele, mori një sasi të konsiderueshme parash.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›