E Martë, 3 Nëntor 2026

I riu shkon i plagosur me thikë te Spitali i Traumës, nuk pranon të tregojë autorin dhe shkaqet e ngjarjes

Një person i plagosur me thikë është paraqitur në Spitalin e Traumës pak pas mesnatës, duke zbardhur dita e sotme (22 korrik).

I plagosuri është identifikuar si Arben Ujka, 24 vjeç, i cili ka plagë në gjoks dhe kofshë.

Sipas mjekëve, plagët janë të shkaktuara nga një mjet prerës.

I riu nuk ka pranuar që të tregojë autorin apo shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›