E Martë, 3 Nëntor 2026

I rrahu motrën, 41-vjeçari në Tiranë plagos kunatin! Përfundojnë të dy në pranga

Një konflikt familjar ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit në Tiranë, duke çuar në plagosjen e një personi dhe arrestimin e dy të tjerëve. 

Policia njofton se Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë vënë në pranga shtetasin M. T., 41 vjeç, dhe kunatin e tij G. M., 54 vjeç, pas një ngjarjeje të ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Llambi Bonata”, në banesën e 54-vjeçarit. 

Sipas hetimeve paraprake, konflikti ka nisur pasi G. M. dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila është motra e autorit të dyshuar. Në kulmin e debatit, 41-vjeçari M. T. ka qëlluar me armë zjarri, duke plagosur kunatin e tij. 

Të dy personat u arrestuan menjëherë pas ngjarjes, ndërkohë që arma e përdorur është sekuestruar si provë materiale. Policia vijon punën për kapjen e shtetasit N. S., nip i 41-vjeçarit, i cili ishte prezent në momentin e incidentit dhe u largua nga vendngjarja. 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›