E Diel, 1 Nëntor 2026

I shpallur në kërkim, arrestohet në Francë Ermal Beqiraj! Pritet ekstradimi në Shqipëri

Biznesmeni Ermal Beqiraj, i shpallur në kërkim, është ndaluar në Francë, mëson gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj.

Burime bëjnë me dije se ndaj Beqirajt, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa ai ishte shpallur në kërkim në kuadër të hetimeve të SPAK.

Pas arrestimit në territorin francez, pritet të nisin procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, ku do të përballet me autoritetet e drejtësisë.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›