E Diel, 1 Nëntor 2026

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e shqiptarit në Selanik, arrestohet në Greqi 26-vjeçari

Në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, autoritetet shqiptare në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë kanë vendosur në pranga një 26-vjeçar pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e një shqiptari në Selanik.

Si rezultat i koordinimit informativ dhe operacional mes Drejtorisë së Interpolit në Tiranë dhe Interpolit të Athinës, është arrestuar provizorisht në Greqi shtetasi R. T., 26 vjeç, i lindur në Korçë.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, i dyshuari është kapur me qëllim ekstradimin në Shqipëri. Ai dyshohet për vrasjen e një shtetasi shqiptar në Selanik të Greqisë, në vitin 2020.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, në vitin 2021 Gjykata e Korçës i ka caktuar R. T. masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasja me dashje”, e kryer në bashkëpunim.

Hetimet tregojnë se në vitin 2020, në Selanik, R. T., së bashku me dy shtetas të tjerë, dyshohet se kanë vrarë shtetasin shqiptar S. D. Viktimën fillimisht e kanë dhunuar dhe më pas e kanë goditur me mjete prerëse.

Familjarët e të vrarit kanë paraqitur kallëzim në Korçë për ngjarjen e ndodhur jashtë vendit. Veprimet hetimore janë koordinuar që në fillim me autoritetet greke.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin e ngushtë me Interpol Athinën për të finalizuar procedurën e ekstradimit të 26-vjeçarit në Shqipëri, ku ai do të përballet me drejtësinë për veprën e dyshuar.

Njoftimi i plotë: Policia e Shtetit / Vijon intensivisht bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”.

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, i dyshuar për vrasjen e një shtetasi shqiptar në Selanik, në vitin 2020, kapet në Greqi 26-vjeçari.

Si rezultat i koordinimit informativ dhe operacional ndërmjet homologëve të Drejtorisë së Interpolit dhe Interpol Athinës, gjatë kësaj faze të operacionit të koduar “The Wanted”, u arrestua provizorisht në Greqi, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, R. T., 26 vjeç, i lindur në Korçë.

Në vitin 2021, Gjykata e Korçës i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet dyshohet se në vitin 2020, në Selanik, shtetasi R. T., në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, kanë vrarë shtetasin shqiptar S. D., të cilin fillimisht e kanë dhunuar dhe më pas e kanë goditur me mjete prerëse.

Familjarët e viktimës kanë bërë kallëzim në Korçë për ngjarjen e ndodhur në Selanik dhe veprimet janë koordinuar me autoritetet greke.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Athinën për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 26-vjeçarit në Shqipëri.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›